Tërmet i fuqishëm në Turqi, 6.8 ballë. Deri tani 20 të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Turqi. Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera.

Pas goditjes kryesore janë regjistruar edhe 2 lëkundje të tjera njëra me magnitudë 5.4 dhe tjetra 3.3.
Tërmeti është ndier deri në Siri dhe Irak.

Deri tani janë raportuar 20 viktima, ndërsa mbi 1 mijë persona janë të plagosur. 100 godina janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda. Mediat turke raportojnë se ka dhjetra të vdekur.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO/ Pamjet e tërmetit në sudion e televizionit turkt TRT2, gjatë trasmetimit live.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?