Tërmeti me viktima/Rama: Italia dhe Greqia, kanë nisur avionët

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, bën të ditur se Italia dhe Greqia kanë nisur avionët dhe skuadrat speciale në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, Rama thotë se: ”Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”.

SHKARKO APP