Tërmeti në Kroaci/Rama: Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste
Kryeministri Edi Rama, kanë reaguar në lidhje me tërmetin e rënë sot në Kroaci, ku janë raportuar deri më tani 6 viktima dhe dëme të shumta materiale.
Kreu i qeverisë shqiptare i ka shprehur solidaritetin presidentit dhe kryeministrit kroat për këtë fatkeqësi dhe premton dhënien e ndihmës modeste për këtë situatë. ”U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç dhe Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja! Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë”,-shkruan Rama në Twitter.