Tërmeti tragjik/ Zbulohet data kur do të organizohet konferenca e donatorëve të BE
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka lajmëruar ditën e sotme se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet në 17 shkurt 2020.
“Konferenca për Shqipërinë do jetë më 17 shkurt, pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi në Shqipëri. Do përpiqemi ta ndihmojmë për rindërtim pas pasojave të tmerrshme të tërmetit”, tha presidentja e Komisionit Europian, duke folur për tërmetin e 26 nëntorit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve në Durrës dhe Thumanë”, tha ajo.
Duke folur për negociatat e anëtaresimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, presidentja e KE beri thirrje që të dyja vendet të plotesojnë kushtet.
Ajo ndër të tjera është shprehur se këto muaj janë shumë të rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe MAqedonisë së Veriut.
“Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave per të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura. Konferenca e donatorëve, jemi të lumtur për të pas tërrmetiti të tmerrshëm që ndodhi. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Balkkanin Perëndimor. Konferanca do të jetë më 17 shkurt”, tha Von der Leyen.
“Duhet të prezantojmë një metodologji para samititi të Zagrebit. Është dicka që vlen të përmendet se vetë Kroacia e ka të freskët eksperiencën e një vendi të till që u bë së fundmi pjesë e BE. Besoj se do punojmë për çështje që janë ngritur tashmë dhe do të gjejmë një rrugë për Shqipërinë dhe Maqedoninë.” tha më pas ajo.