Territorialja, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së për pezullim të ligjit

Konkretisht, ajo e ka marrë në shqyrtim paraditen e sotme kërkesën e Partisë Demokratike të opozitës për ‘pezullim dhe shpallje si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar më 31 korik në parlament.

Në seancën gjyqësore është i pranishëm ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bled Çuçi, ndërsa opozita përfaësohet me ekspertët ligjorë Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.

Partia Demokratike një nga argumentet kryesore në të cilën bazon anti­Kushtetueshmërinë e ligjit është fakti që sipas saj ai ka kaluar në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pa u diskutuar më parë në komisionet parlamentare.

Nga ana e tij, deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se harta e re territoriale është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i sigurojë

mazhorancës fitoren e zgjedhjeve në tavolinë, ndërsa e cilësoi këtë reform si një hartë të vizatuar për të deformuar votën.

 

 

 

 

SHKARKO APP