Tetë vendet më të fuqishme të BE mblidhen për mafian shqiptare
Belgjika dhe ekspertët e saj mirëpritën të premten partnerët e tyre për t’u përballur më mirë me kërcënimin që paraqet mafia shqiptare në Europë dhe jo vetëm.
“Mafia shqiptare, gjithnjë e më e fuqishme: “shqiptarët janë viktima e parë”, ky është titulli i disa mediave belge që i referohen një takimi mes tetë vendeve më të mëdha të BE dhe Australisë që kanë nisur takimet për të diskutuar alternativat për të luftuar këtë mafia.
“E keni parë serialin e filmit Taken, të filluar në vitin 2008, në lidhje me praktikat e mafies shqiptare? Epo ky është një realitet në masë të madhe”, thotë François Farcy, Drejtor Gjyqësor i Policisë Gjyqësore Federale (PJF) të Mons-Tournai, një ekspert i mafies shqiptare.
Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Gjyqësore Belge mirëpriti specialistë nga Italia, Franca, Hollanda, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe madje Australia për një takim kushtuar mafies shqiptare.