“Tetori rozë”, mamografi falas në çdo cep të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook, shprehet se në kuadër të “Tetorit Rozë” të gjitha gratë do të kenë mundësi të bëjnë mamografi falas.
Kjo do të mundësohet përmes njësive të lëvizshme që do të jenë funksionale në të gjithë fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë për të ofruar kontroll të plotë të gjirit
“Në kuadër të Tetorit Rozë të gjitha gratë do të kenë mundësi të bëjnë mamografi falas, përmes njësive të lëvizshme që do të jenë funksionale në të gjithë fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë për të ofruar kontroll të plotë të gjirit.
Sot këto njësi lëvizëse do të jenë në qytetin e Kukësit e Lushnjës, duke i dhënë mundësi grave në këto zona të bëjnë kontrollin e gjirit falas pa kërkuar rekomandim nga mjeku i familje”, shkruan Rama.