Tha të vërtetën për dëmet e tërmetit, shkarkohet pedagogu dhe inxhineri i njohur, Agim Seranaj
Agim Seranaj, inxhinieri dhe pedagogu i njohur është shkarkuar sot nga detyra si Zv/Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Seranaj është një nga ekspertët më të mirë në fushën e ndërtimit që pas tërmetit të 26 nëntorit është angazhuar për vlerësimin dhe riparimin e objekteve të dëmtuara. Lajmi për shkarkimin e tij është publikuar në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kryeministri thotë se Seranaj u shkarkua nga detyra sepse tha të vërteten për tërmetin.
“Pedagogu shkarkohet nga detyra se tha të vërtetën për tërmetin dhe dëmet e tij! Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e qytetarit dixhital! sb Doktor Përshëndetje, po ju informoj për këtë rast. E shkarkuan se kishte shkuar tek rrënojat e Durrësit me studentet edhe po thonte të vërtetën për tërmetin dhe për dëmet e tij”,- deklaron Berisha.
Në disa dalje publike në media, Seranaj ngriti shqetësimin si qytetar dhe ekspert i fushës së ndërtimit, se riparimet që po bëheshin pas tërmetit në Durrës, nuk po kryheshin me standarde dhe studim teknik.