The Economist: Shqipëria e para në botë për përdorimin e kokainës

Revista prestigjioze ndërkombëtare “The Economist” i ka kushtuar një artikull të veçantë përdorimit të kokainës. Përmes një reportazhi të shkurtër me titull: “Pse kartelet po fitojnë”, The Economist paralajmëron se lufta në drogëra po çon drejt një krize të re.

Sipas raportit, 18 milion njerëz në mbarë botën janë përdorues të kokainës.

Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara konsumojnë kokainën më së shumti. Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria dhe 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur kështu vendin e parë, thotë The Economist.

Më tej, në lidhje me vendin tonë, media prestigjoze shton:

Kjo pasi Shqipëria është një vend tranzit për kokainën afgane. Shtetet e varfëra në Amerikën e Jugut janë prodhuesit më të mëdha.

Mirëpo, Kolumbia është e 34 në rankim për përdorim të kokainës. Vetëm 0.7% e popullsisë është përdoruese e saj, dhe mban 60% për shpërndarje e prodhim. Plot 2.200 dollarë kushton një kile kokainë në xhunglën e Kolumbisë, por në Meksikë mund të shkojë 12 mijë deri në 16 mijë dollarë. Por, në Europë e njëjta kile shkon nga 53 deri në 55 mijë dollarë.

https://www.facebook.com/TheEconomist/videos/337803920288877/?t=0

SHKARKO APP