The Sun: Shqipëria, Maldivet e Europës. Rama: Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë
Shqipëria është në qendër të mediave të mëdha në Europë, si një sygjerim për turistët e huaj në lidhje me sezonin veror. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shkrim të botuar te britanikja “The Sun” ku e krahason bregdetin e Ksamilit me Maldivet.
”Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” dhe është i mirënjohuri “The Sun” i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë i vlerësojnë në Shqipëri”,-shkruan Rama.
Në shkrim tregon për eksperiencën e një bloggereje e cila ka udhëtuar në Ksamil dhe e ka parë si mundësi shumë e mirë për të kaluar pushimet dhe për të shijuar bukuritë e tij.