”Thelbi i festimeve, lutja dhe reflektimi”, Dom Gjergj Meta: Qëllimi kryesor i festës është zbehur

Dom Gjergj Meta, i ftuar në studion e “Open” ka folur rreth festimeve të Krishtlindjeve dhe simbolikën rreth kësaj feste të veçantë për shumë besimtarë. Për të me kalimin e viteve festa e Krishtlindjeve përtej thelbit të saj për lutjen dhe reflektimin ka pësuar një harresë të këtyre të fundit duke u orientuar drejt konsumit.

“Nuk do të thoja se qëllimi kryesor i Krishtlindjeve ka humbur, por mund të them se është fshehur. Kur ndalemi vetëm te shkëmbimi i dhuratave apo te pushimet, dhe gjithçka fokusohet aty, harrohet misteri që gjendet pas kësaj ngjarjeje.

Ka një lloj zbehje të thelbit të Krishtlindjes, edhe pse nuk shoh ndonjë gjë thelbësisht të keqe te përmasat e Krishtlindjes. Në këto festa një aspekt i bukur është ribashkimi i fëmijëve me prindërit e tyre duke krijuar afrimitet te njerëzit.

Ngjallen ndjenja bamirësie te njerëzit. Por kur kjo kthehet në qëllim në vetvete, pa zbuluar aspektin e lutjes e reflektimit mund të themi se ka një maskim”, u shpreh ai mes të tjerash.

SHKARKO APP