Themelohet edhe një tjetër parti, “Aleanca Popullore për Drejtësi”

Ish të përndjekurit themelojnë një parti të re politike, Aleancën Popullore për Drejtësi (PAAD).

Lajmin e konfirmoi për “45 minuta” në Report Tv, kreu i Institutit të Integrimit të Përndjekurve politik, Bilal Kola.

Ai tha se rreth PAAD-së janë bashkuar disa grupime ish të përndjekurisht të diktaturës komuniste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aleanca Popullore për Drejtësi, është bashkim i disa grupimeve. Qëllimi i grupimit është rehabilitimi dhe integrimi i të përndjekurve. Të djathtët duhet të na bashkohen, sot janë pa përfaqësim. Duam të krijojmë shtëpinë tonë”, u shpreh Kola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i të përndjekurve theksoi se anëtarët e Partisë Komuniste nuk mund të jenë anëtar të AAP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?