Thethi plot e përplot me turistë të huaj
Thethi, i mbushur plot me turistë: rezervimet duhen bërë me muaj paraprakisht
Në mesin e muajit gusht, Thethi është shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri. Vizitorët e huaj dhe vendas kanë mbushur çdo bujtinë e hotel, duke e bërë thuajse të pamundur gjetjen e një vendi të lirë nëse nuk është rezervuar më herët.
Aksioni i korrikut, që për pak ditë e la zonën të boshatisur, tashmë është harruar. Turistë nga e gjithë bota po shijojnë natyrën unike të Thethit, gjelbërimin, ajrin e pastër dhe mikpritjen tradicionale të banorëve.
Një prej tyre është Amelia nga Australia, e cila kishte planifikuar të qëndronte vetëm një ditë. Mirëpo, e mahnitur nga bukuria e vendit, tashmë ajo ka një muaj që ndodhet në Theth.
Operatorët turistikë në zonë theksojnë se interesimi për këtë destinacion është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke e kthyer Thethin në një perlë të vërtetë të turizmit malor shqiptar.

KOHA JONË SONDAZH

