Theu heshtjen zgjedhore dhe bëri fushatë, PS kërkon masa ndaj Belind Këlliçit
Menjëherë Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhje që të marrë masa ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, Belind Këlliçi, i cili sipas saj ka thyer heshtjen zgjedhor.
Në letrën drejtuar KQZ, Partia Socialiste pretendon se në daljen e fundit publike, Këlliçi e ka lidhur apelin e tij për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra gjatë fushatës.
Për këtë arsye, PS-ja i bën thirrje KQZ që të mos lejojë që veprime të tilla të përsëriten më, bazuar në ligjet e Kodit Zgjedhor.