Thirrja e fortë e ish-ministrit të Drejtësisë: Detyrë urgjente ndërtimi i shtetit

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Shqipëria nuk ka shtet por pushtet me shumicë. ”Shqipëri nuk ka shtet zyrtarisht nuk ka shtet. Ka pushtet me shumicë dhe nuk ka shtet”, tha ai. Duke kritikuar largimin e shumë gjyqtarëve nga procesi i Vettingut, ish-ministri i Drejtësisë e cilësoi shtetin shqiptar si shtet karagjoz, që nxjerrë në rrugë gjyqtarë që kanë dhënë dënime të përjetshme.

“Janë larguar nga Vetting-u por janë larguar nga një proces që nuk kanë lidhje me ligjin e vettingu. Vettingu ka tri kritere, jo një. Pasuria është komponenti i fundit. Ti po heq një punonjës shteti, i cili, që ka dënuar me burgim të përjetshëm. Ky është një shtet karagjoz, ky është një shtet maskara, që hedh në rrugë nëpunësin që punon për ty, që ka dënuar me burgim të përjetshëm. Unë kërkoj një proces të ndershëm”, nënvizoi Manjani.

Teksa theksoi se Vetting-u nuk është gjykatë e mirëfilltë, Manjani tha se aktualisht ekziston një memo në Strasburg, e cila ka krijuar përplasje. Për më tepër, ai lëshoi një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se proces i Vetting-ut aktual duhet të ndalohet.

”Unë nuk mendoj se ka reformë,Shqipëria ka deformë. Çdo gjë është e deformuar. Ne kemi detyrë urgjente kombëtare të ndërtojmë shtetin.Të behën gjykatat urgjentisht, duhet ndaluar ky budallallëk i vettingut. Ky Vetting duhet ndalur, duhet bërë siç është në ligj. T’i japim një shans të dytë të njëjtës reformë. Kjo është një reforme personeli, që nuk ka ndryshuar asgjë”,- tha më tej Manjani në ”euronews”.

SHKARKO APP