Thirrja e Helidon Bushatit për qytetarët e tij: Ju thërret Shkodra, dilni e votoni!
Drejtuesi politik dhe kryesuesi i listës së PD-së në Shkodër, Helidon Bushati me anë të një deklarate për mediat u ka kërkuar shkodranëve të dalin dhe të votojnë.
Bushati tha se nuk ka vend për indiferentizëm dhe se kjo nuk është një thirrje e tij drejt tyre por e Shkodrës.
Bushati: Nuk ka vend per indiferentizem ndaj se keqes se madhe qe po hedhim pas. Ta thellojme fitoren, t’i shkojme betejes deri ne fund. Nuk po ju therret Helidoni, ju therret Shkodra, e ardhmja e familjeve dhe femijeve tuaj.Prandaj, Dilni dhe votoni! Te bashkuar drejt fitores historike!
Bushati apeloi institucionin zgjedhor dhe komisionet e votimit të mos pengojnë votimin e qytetareve që ndodhen në radhë në qendrat e votimit në orën 19:00.