TI: Shqipëria shkon gjithnjë e më keq nga korrupsioni
Organizata ndërkombëtare, Transparency International, vlerëson se me gjithë aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rezultatet e luftës kundër korrupsionit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi nuk janë përmirësuar.
Në raportin e publikuar të enjten organizata thekson se mungesa e vullnetit politik dhe një rënie në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve janë sfida reale në rajon.
Raporti për vitin 2019 e radhiti Kosovën në vendin 101, tetë vende më keq sesa një vit me parë kur ishte radhitur në vendin e 93-të.
Raporti thekson se situata në Kosovë është përkeqësuar, ndonëse tërheq vëmendjen se ndryshimi i pushtetit në Kosovë mund të sjellë edhe ndryshim në këtë fushë.
Aty nënvizohen problemet me emërimet politike dhe financimin e partive politike në Kosovë.
“Sidoqoftë mbetet të shihet nëse një qeveri e re do funksionojë me një standard më të lartë të integritetit politik. Kjo gjë mund të arrihet duke anashkaluar praktikën e zakonshme të emërimeve politike në institucione publike si dhe duke vendosur një obligim të fortë ligjor ndaj partive politike për të publikuar mënyrat e financimit të tyre”.
Shqipëria me 35 pikë radhitet në vendin e 106-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte renditur në vendin e 99-të.
Danimarka dhe Zelanda e Re me nga 87 pikë, janë të parat në raport, ndërsa të fundit radhiten Sudani Jugor me 12 pikë dhe Somalia me 9 pikë.
Sipas raportit mbi dy të tretat e vendeve janë në vendnumërim ose janë duke shënuar hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.
KOHA JONË SONDAZH


OUT NOW! We analysed 180 countries to see how they scored in the fight against