Tirana me një pol të ri urban! (FOTO)
“Tirana me një pol të ri urban!
Qendra e Kinostudios po merr një pamje të re me sheshe e kënde lojërash për fëmijë, mjedise çlodhëse për të rriturit, të rrethuara me gjelbërim, fasada të rehabilituara të pallateve, si dhe rrugë të asfaltuara.
Muaji gusht për kolegët e Bashkisë Tiranë është një periudhë intensive pune, në mënyrë që kur qytetarët të kthehen nga pushimet ta gjejnë lagjen e tyre të transformuar“, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe disa pamje nga punimet për transformimin e Kinostudios.
KOHA JONË SONDAZH

