Tjetër takim Rama-Vuçiç? Reagon Kryeministri Serb

Zhvillimi ekonomik dhe investimet në rajon do të jenë tema bisedimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Nish, në tetor. Kështu i tha gazetës “Politika” të Beogradit, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ai i quajti të pasakta dhe spekulime se në Nish do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

Vuçiq u shpreh se është me shumë rëndësi që Serrbia dhe Shqipëria të punojnë bashkë në projektet ekonomike që do t’i bënin bashkë këto dy shtete e këta dy popuj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektet e tilla do të jenë me interes për qytetarët e të dy popujve, ka vlerësuar Vuçiq dhe ka shtuar se Swerbia është e gatshme për bashkëpunim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vuçiq i ka quajtur spekulime shkrimet në disa medie se në Nish do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Shqipërisë.

“Në atë mbledhje nuk do të jenë (presidenti i Kosovës) Hashim Thaçi, as (kryeministri i Kosovës) Isa Mustafa, por përfaqësues politikë kosovarë të një rangu më të ulët:, citon “Politika” kryeministrin serb, Vuçiç.

Ai ka shtuar se në Nish do të vijnë edhe biznesmenë, meqë qëllim i takimit është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe që sa më shumë kompani shqiptare të bëjnë tregti me ato të Serbisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?