Tjetër vatër zjarri, këtë herë pranë ”Rrugës së Kombit”

Situata me zjarret në vend po kthehet në një shqetësim kombëtar, ku në zonën e Sazanit flakët nuk po shuhen prej ditësh.

Nga ana tjetër, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë ”Rrugës së Kombit”, në zonën e Repsit në Mirditë.

Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth. Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?