Tom Doshi, fushatë me PS për të sulmuar LSI
Deputeti Tom Doshi ka vijuar mbështetjen e tij për kandidatin e PS në Vaun e Dejës, Gjokë Lleshi. Në takimin e zhvilluar sot në fshatin Melgush, Doshi u ka bërë thirrje simpatizantëve të PS të mos votojnë LSI.
“Mos votoni LSI, mos u gënjeni as më kuptona, as me xhinse, as me lekë, por mendoni për vete. Votoni për vetë dhe fëmijët, sepse ju e dini sesi u trajtojnë më pas. Mund të ketë edhe këtu që kanë votuar për LSI, por e kanë parë që vetëm 3 veta kanë përfituar”,- tha Doshi.
KOHA JONË SONDAZH

