Tonin Vocaj dhe Policia e Tiranës mbërrijnë në Parlament për të mbledhur provat pas kaosit e tymueseve

Pas seancës plenare që shkaktoi kaos dhe tymuese, forcat e policisë së Tiranës kanë mbërritur në Parlamentin e Shqipërisë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqëruar me një grup policësh hynë nga pjesa e pasme e Parlamentit. Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë ndonjë akuzë për deputetët e opozitës.

Efektivët po këqyrin vendin e ngjarjes për shkak të flakadanëve që u hodhën në seancës. Seanca kaotike u shoqërua me tensione.

SHKARKO APP