Topalli: Greqia po na pushton me tanke në kufi, Balla: Rri e qetë, jemi vend i NATO-s

Mediat në vend raportuan se, trupat ushtarake të Greqisë janë afruar në kufi me Shqipërinë. Këtë shqetësim e ndau dhe deputetja demokrate Jozefina Topalli, e cila gjatë fjalimit të mbajtur sot në Kuvend, ka ngritur alarmin.

Kjo lidhur me stërvitjen e Brigadës së tetë sulmuese të ushtrisë greke në kufi me Shqipërinë.

Ish-Kryeparlamentarja është shprehur se:”Greqia na ka sjellë tanket në kufi, do na pushtojë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas deklaratës së Topallit, iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla, duke thënë “Rri e qetë se nuk të pushton njeri. Jemi një vend i NATO-s. Mos dëgjo përrallat e Saliut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke Niko Kotzias, ai që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me çështjen çame, duke i kujtuar asaj se nuk ta nënvlerësojë Greqinë.

Pikërisht këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së 8-të të këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?