Topalli: Rama e kaloi vijën e kuqe

“Kryeministri Rama e ka kaluar vijën e kuqe në lidhje me skandalin e përgjimit”. Kështu u shpreh sot ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në fjalën e saj në foltoren e parlamentit.

Duke shtuar se pezullimi i Çakos është një kokë turku, ku në brendësi fshihet ministri dhe kryeministri.

“Ka 3 ditë që kryeministri dhe qeveria janë përfshirë në një nervozizëm që përkthehet dy ditë rresht në shpërthime të paimagjinueshme të tij për një nga skandalet me të mëdha. Skandali i përgjimit është i rëndë ndaj dhe reagimi i ministrisë  ishte një reagim frike dhe makthi. Hetimi po i kërcet në zyrën e vetë ministrit të Brendshëm. Askush nuk do të guxonte të sillte dhe të përdorte përgjuesin në dhunim të ligjit po të mos kishte urdhër nga lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë skandal të denoncuar nga opozita Rama është përpjekur për ta fshehur dhe për ta mbulur me reformën në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë besoj se Rama e kaluar vijën e kuqe, kur kur kërcënoi opozitën dhe prokurorinë, por unë nuk besoj se i shpëton duke bërë avokatin e grilos.

Ky skandal nuk është i thjeshtë. E vërteta është se nervozimi i djeshëm po rrritet dhe po shkon aty ku nuk mban. Në cilin vend të botës  mund të guxojë ministri i Brendshëm t’i thotë prokurorit se ti je froni i së keqes, apo t’i thotë kryeministrit se ti je killer me pagesë. Ku ndodh?

Kanë pezulluar drejtorin dhe po i afrohen ministrit dhe brenda është kryeministri. A mund të pranojmë ne që të quhet killer një gjykatës? Si nuk i the killer gjykatësit që liro Ndokën, Prengën”, akuzoi Topalli Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?