Topi: Asgjë nuk është bërë për të ndëshkuar përgjegjësit për 21 Janarin dhe Gërdecin

Nga Korca, Topi deklaroi se shumica në pushtet po e trajton keq mandatin e fituar në 23 qershortë vitit të kaluar duke zhgënjyer dukshëm.

"Marrëdhënja midis qeverisjes së majtë dhe popullitcdo ditë  po shënon shkëputje,  asgjë  nuk mund të  justifikoë mungesën e një vizioni  të  qartëqeverisës”,  u shpreh Topi.

Sipas tij,  shumica e majtë ka nisur rrugën e tatëpjetës dhe të kapitullimit. Ai tha ndër të tjera se detyra e qeverisë është që me politikat e saj të mos bëj ndërhyrje drastike, ndërhyrjet e saj nuk duhet të përqëndrohen në stabilizimin e taksave duke rritur pagesat nga xhepi i qytetaritme qëllim shëndoshjen e buxhetit të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga kryeministri dhe institucionet e larta të shtetit kemi pritur të tjera reagime tha kryetari i FRD-së duke shtuar se deri tani askush nuk është bëri igjallë  për të vërtetuar akuzat për korrupsion në rrugën e Kombit e të tjera , nuk ka asnjë lëvizje për të ndëshkuar autorët e  përgjegjësit e Gërdecit dhe të  viktimave të 21 janarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po kështu Kryeministri ishte në Krujë por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të ngejë zërin për të vendosur paradjrejtësisë ata që shkatërruan ekosistemin e zonës së Krujës.

Disa prej tyre janë transformuar në militantë të PS-së dhe ndjehen rehat në bizneset e tyre. Po kështu rehat dhe komod ndjehet dheish kryeministri i PD-së pavarësisht përgjegjësisë për dëmtimin skandaloz të mjedisit shqiptar", tha kryetari i FRD-së në Librazhd.

Duke u ndalur në rolin e opozitës parlamentare kryetari i FRD-së nënvizoi se në Shqipëri njerëzit besojnë  se  shpresa  e vendit  është  opozita.

"Por   tek  ne  opozita  ka  braktisur  parlamentin,  katradhëtuar zgjedhësit  dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për situatën e rëndë ekonomike që  i la vendit", theksoi Topi.

“Sot kërkohet të jetë një faktor i tretë që të mos jetë zëri i pushtetit por i qytetarit, Kjo është filozofia e FRD-së dhe me këtë filozofi do të shkojmë kudo nëpër Shqipëri edhe kur të tjerët kujdesen që zëri  ynë të mos dëgjohet.

Sot njerëzit duhet të kuptonë se celësi i artë vjen në momentin kur historitë e vjedhjes së zgjedhjeve të marrin fund, historia kur taksidarët e partive që vjedhinpopullin cdo ditë të katërvjecarit, të mos vinë ditën e fundit për të blerë votën qytetarit, vetëm atëherë do të ndryshojë historia , rregulli bazë i demokracisë”, u shpreh Topi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?