Topi: Asgjë s’është bërë për të ndëshkuar përgjegjësit për 21 Janarin dhe Gërdecin
Ai deklaroi se shumica në pushtet po e trajton keq mandatin e fituar në 23 qershor të vitit të kaluar, duke zhgënjyer dukshëm.
“Marrëdhënia midis qeverisjes së majtë dhe popullit çdo ditë po shënon shkëputje, asgjë nuk mund të justifikojë mungesën e një vizioni të qartëqeverisës”, u shpreh Topi.
Sipas tij, shumica e majtë ka nisur rrugën e tatëpjetës dhe të kapitullimit. Ai tha ndër të tjera se detyra e qeverisë është që me politikat e saj të mos bëj ndërhyrje drastike, ndërhyrjet e saj nuk duhet të përqëndrohen në stabilizimin e taksave duke rritur pagesat nga xhepi i qytetaritme qëllim shëndoshjen e buxhetit të shtetit.
“Nga kryeministri dhe institucionet e larta të shtetit kemi pritur të tjera reagime tha kryetari i FRDsë duke shtuar se deri tani askush nuk është bëri igjallë për të vërtetuar akuzat për korrupsion në rrugën e Kombit e të tjera , nuk ka
asnjë lëvizje për të ndëshkuar autorët e përgjegjësit e Gërdecit dhe të viktimave të 21 janarit. Po kështu, Kryeministri ishte në Krujë por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë të ngejë zërin për të vendosur paradrejtësisë ata që shkatërruan ekosistemin e zonës së Krujës.
Disa prej tyre janë transformuar në militantë të PSsë dhe ndjehen rehat në bizneset e tyre. Po kështu rehat dhe komod ndjehet dheish kryeministri i PDsë pavarësisht përgjegjësisë për dëmtimin skandaloz të mjedisit shqiptar”, tha kryetari i FRDsë në Librazhd.
Duke u ndalur në rolin e opozitës parlamentare kryetari i FRDsë nënvizoi se në Shqipëri njerëzit besojnë se shpresa e vendit është opozita.
“Por tek ne opozita ka braktisur parlamentin, katradhëtuar zgjedhësit dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për situatën e rëndë ekonomike që i la vendit”, theksoi Topi.
“Sot kërkohet të jetë një faktor i tretë që të mos jetë zëri i pushtetit por i qytetarit, Kjo është filozofia e FRDsë dhe me këtë filozofi do të shkojmë kudo nëpër Shqipëri edhe kur të tjerët kujdesen që zëri ynë të mos dëgjohet. Sot njerëzit duhet të kuptonë se celësi i artë vjen në momentin kur historitë e vjedhjes së zgjedhjeve të marrin fund, historia kur taksidarët e partive që vjedhinpopullin cdo ditë të katërvjecarit, të mos vinë ditën e fundit për të blerë votën qytetarit, vetëm atëherë do të ndryshojë historia , rregulli bazë i demokracisë”, u shpreh Topi.