Topi: Drejtues të lartë të politikës, bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të huaja
I ftuar në emisionin “DEBATI NË CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, Topi deklaron se dosjet e ish-sigurimit të shtetit duhet të ishin hapur me kohë, por sipastij dëmin më të madh shtetit shqitar ia kanë bërë ata politikanë dhe individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete të huaja.
Duke ruajtur sekretin e bërjes publikë të të dhënave ish-kreui shtetit nuk dha emra konkretë, por sipas tij një pjesë e tyre kanë qenë dhe janë ende në politikën vendimmarrëse në Shqipëri. “Shumë procese që lidhen me integrimin evropian janë zgjatur dhe penguar nga politikanë që u kanë shërqyer agjenturave të huaja”, tha Topi.
Kjo deklaratë hap edhe një herë idenë e hapjes jo vetëm të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por edhe të veprimtarisë së agjenturavge të huaja në Shqipëri, që për hir të vërtetës është folur më pak se cdo gjë tjetër, pavarësisht dëmit të madh që i është shkaktuar vendit.
Ndërkohë në analizën e vitit politik 2014, Topi bëri kritika të rënda ndaj qeverisë së Edi Ramës. “Sipërfaqësor, pa vizion, nuk ka përmirësuar ekonominë dhe nuk ka në cabinet dhe në stafin e tij specialistë dhe pjestarë të botës akadamike”, ishte analiza e Topit për 1 vitë e gjysmë të qeverisë së majtë. Duke i shtuar kësaj edhe cilësimin “I dështuar” për Edi Ramën me zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë.
Ndërsa për strukturat e reja drejteuse në PD ai shfaqi mosbesim të hapur dhe përsëriti që këtë parti e mban peng Sali Berisha duke futur së fundi në struktura edhe njerëzit e familjes. Topi ai nuk kurseu të bëjë akuza akoma më të rënda për ishkryeministrin, ishpresidentin dhe ish kryetarin e PD më të cilin punoi si zëvendës i tij: “Sali Berisha ka bërë poshtërsi ndaj popullit shqiptar” tha Topi duke e mbështetur këtë frazë të rëndë në lejimin që sipas tij i bëri ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin dhe që tashmë viktimë janë ata njerëz që Berisha i gënjeu.