Topi në Ohër: Politika ekonomike të përbashkëta, për shfrytëzimin e pasurive në rajon
Në këtë konferencë ish-presidenti Topi ka mbajtur një fjalim, përmbajtja e të cilit është fokusuar pikërisht në politika ekonomike të përbashkëta, për shfrytëzimin e pasurive në rajon.
“Me ftesë te Presidentit maqedonas Gjeorge Ivanov, pata rastin të marr pjesë në Konferencën Rajonale me temë: “Sfidat dhe Oportunitetet e Lidershipit për Ballkanin Sot” organizuar në Ohër.
Në fjalën time theksova se lidershipi i ri duhet të ketë vizionin e bashkëpunimit rajonal dhe jo të bëjë politikë mbi baza demagogjike të së kaluarës. Shfrytëzimi i pasurive natyrore rajonale, nëpërmjet politikave ekonomike të përbashkëta, është urë lidhëse e rëndësishme për vendet e rajonit tonë. Nëpërmjet marrëdhënieve të respektit reciprok dhe vizionit të zhvillimit rajonal që duhet të ketë çdo Qeveri Ballkanike arrihet të jemi atraktivë për Evropën”, – shkruan Topi rreth këtij aktiviteti.