Topi: PD, frikë nga rrjedhja e votave në 21 korrik
Në një takim me anëtarë të Frymës së Re Demokratike, kryetari i saj, Bamir Topi foli rreth reformës në drejtësi dhe ngërçit në të cilën ajo ndodhet. Sipas Topit, palët po rrisin dyshimet që reforma të mos miratohet në 21 korrik, ndërsa akuzoi politikën se duan ta mbajnë drejtësinë nën kontroll.
“Palët sa vijnë dhe e rrisin diferencën në pozicionime gjë që shton dyshimet që kjo reformë mund të mos votohet. Partia në opozitë dukshëm po vendoset kundër asaj që presupozon reforma në drejtësi, çlirimin nga politika. Fakti që ata kërkojnë ta mbajnë sërish nën kontroll, tregon që nuk bien dakord me atë që është esenca dhe nevoja e sistemit të drejtësisë. Tentativa për t’i mbajtur deputetët në rresht sigurisht që ka një merak dhe meraku është për të mos e votuar. A ndodh kjo në datën 21? Më thoni, nëse ky parlament nuk miraton reformën në drejtësi, atëherë për çfarë është? Unë kam bindjen se një pjesë e deputetëve nuk e dinë fare se çfarë përmban materiali”, u shpreh Topi.
KOHA JONË SONDAZH

