Topi: Qëndrimi i Ramës në serbi, dinjitoz

Gjatë mbledhjes së kryesisë së FRD, Topi është shprehur se vizita e kreut të qeverisë shqiptare në Luginën e Preshevës është me rëndësi për shqiptarët atje, sidomos për t’i përcjellë qeverisë serbe shqetësimet e tyre.

“Vizita e Ramës në Serbi është ndër ngjarjet më të rëndësishme. Qëndrimi i Ramës në Serbi ishte dinjitoz. Është një vizitë me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në hapësira të tjerë. Është treguar një mënyrë sjellje dinjitoze e politikës shqiptare. Politika e sotme duhet t’i sjellë shqiptareve një sintoni të plotë në këtë situatë.

Cilido që është në opozitë nuk e shikon me simpati zotin Rama, por kur vjen çështja për përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, sidomos për atë çka është paralajmëruar përpara, e sidomos pas atyre që pasuan ndeshjen Serbi-Shqipëri, kjo vizitë është me rëndësi.

Lugina e Preshevës është një zë që kërkon rëndësi. Dhe ngritja e zërit për Preshevën është detyrë”, tha Bamir Topi.

Duke u ndalur tek Kosova, ish-presidenti Topi tha se kjo është një çështje e politikës ndërkombëtare. Nisur nga situata politike në Kosovë, Topi tha se aktorët politikë në vend duhet të gjejnë një zgjidhje për situatën.

“Vizita e Ramës diagnostikoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Kosova është çështje e politikës ndërkombëtare. Kosova në pak vite arriti një sukses të paimagjinueshëm për secilin prej nesh.

Janë shumë pak vite nga koha kur u bë i pavarur për të përcaktuar fatin e një shteti. Por tani situata në Kosovë, kur e kanë në dorë shqiptarët për vendimmarrje, padyshim me praninë e pakicave, e kanë lënë në rrugë”, u shpreh Topi. 

SHKARKO APP