Tragjedia me 51 viktima dhe mbi 100 të lënduar në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Begaj: Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar mbi ngjarjen tragjike të ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku për shkak të një zjarri në një diskotekë humbën jetën mbi 5 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Begaj në një postim në “X”.

I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ngushellimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut.
Lutjet e mia dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?