Transformohet godina e ISUV, Rama: Të marrë statusin si qendër kërkimore shkencore, jo administratë

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë është transformuar pas rikonstruksionit të ndërtesës së dëmtuar nga tërmeti. Në mjediset e reja, të pajisura me teknologjinë më moderne, tashmë sigurohet kryerja e të gjitha analizave konform kërkesave teknike të BE-së. Kryeministri Edi Rama tha se ISUV duhet të ketë një status i veçantë.

“Ne duhet ta shohim, të bëjmë një status të veçantë që të mos jenë administratë publike se s’kanë si të jenë administratë publike dhe te trajtohet si qendër kërkimorë shkencore. Falenderimi më i mirë është: Uluni bëjeni gati, që me buxhetin e ri ta bëjmë”.

Numri i analizave që kryen në këtë Institut është rritur, ndërsa kosto e tyre është më e ulët sipas Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka një staf prej 100 punonjësish nga të cilët 24 janë doktorë shkencash.

SHKARKO APP