Trazirat në PD/Sot në orën 12:00 Edi Rama lajmëron se do të bashkëbisedojë me demokratët
Në një kohë që selia blu është skenë krimi, kryeministri Edi Rama thotë se sot në orën 12:00 do të jetë në një bashkëbisedim me demokratët.
Është pak e çuditshme pse kryeministri kërkon të përfshihet, kur deri më dje ka komentuar me ironi situatën. Por me sa duket Edi Ramës tashmë i bie barra e rëndë të jetë edhe kryeministër edhe kryetar PD-ja!
Kjo është shumë therëse, por derisa nuk kemi më opozitë dhe Edi Rama që në vitin 1991 donte një PD krejt ndryshe nga sa e ndërtoi Berisha, me sa duket i erdhi dita të shpalosë idetë e tij të mbuluara nga pluhuri 31 vjeçar.