Tre ditë nga vizita e Ramës në Beograd, Nikoliç i kthehet Shqipërisë së Madhe

Shqipëria e Madhe, -ka thënë Nikoliç, – është një provokim për rajonin që mund të shndërrohet në një problem aq të madh sa as Bashkimi Europian nuk do të jetë në gjendje ta zgjidhë. Që prej incidentit të ndodhur më 14 maj në Beograd, Nikoliç ka bërë disa herë deklarata mbi këtë çështje. Kjo e fundit vjen tre ditë nga vizita e parashikuar e kryeministrit Rama në Beograd. Incideti u bë shkak jo vetëm për shtyrjen e vizitës së Ramës, por edhe për ndryshimin e agjendës së saj. Presidenti Nikoliç nuk do ta presë Ramën. Kryeministri shqiptar nuk do të marrë as çelësin e bashkisë së Beogradit, siç ishte parashikuar në variantin e parë të vizitës. Ai, siç shkruajnë media serbe e kosovare, nuk do të lejohet as të shkojë në Preshevë. Do të pritet vetëm nga kryeministri Vuçiç, me të cilin do të zhvillojë një takim dhe do të ketë një deklaratë për shtyp. Agjenda zyrtare nuk është bërë ende publike.

SHKARKO APP