Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe për Gjykatën e Lartë, emrat te Presidenti i Republikës. Juristët: Janë tre emrat me të mirë ndër të mirët

Presidenti Meta që po lufton me mafien e pushtetit dhe kryeministrin të cilët duan të kapin gjykatën kushtetuese, sot ka një shans në dorë për të ngritur gjykatën e lartë ose me saktë që të fillojë kjo gjykatë e ku dergjen 62 mijë dosje të paprekura. Ilir Meta ka në tavolinë nga sot emrat e tre gjyqtarëve të parë të gjykatës së lartë, të tre personalitete në fushën e drejtësisë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot intervistat me tre kandidatët për në Gjykatën e Lartë. Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe janë tre emrat që kanë garuar për vendet vakante nga magjistratët. Pas opinionit që do të jap KLGJ për figurën e tre juristëve, emrat do të do i dërgohen Presidentit për dekretimin e tyre në detyrë. Ia vlen të theksohet se realisht të tre emrat janë ndër më të mirët e të mirëve në fushën e drejtësisë.

Ditën e sotme, gjatë intervistës verbale në KLGJ, pyetja kryesore që iu drejtua kandidatëve lidhej me stokun e mijëra dosjeve të depozituara në Gjykatën e Lartë pas daljes jashtë funksionit të këtij institucioni. Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe dolën para anëtarëve të KLGJ duke paraqitur platformën e tyre për zgjidhjen e këtij problemi të cilësuar madhor.

Juristi i njohur Sokol Sadushi tha se përvoja e tij “prej 13 vitesh si anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një përparësi. Është një mandat i plotë 9 vjeçar që kërkoj të marr në Gjykatën e Lartë. Sfidë kryesore e Gjykatës së Lartë është shndërrimi i saj në gjykatë ligji. Marrja e masave organizative procedurale për mënyrën sesi do të evatojë numri i çështjeve është sfida e dytë. Së treti Gjykata e Lartë ka nevojë të marrë legjitimitetin që i nevojitet. Kam objektivat e mia në pozicionin e gjyqtarit të ardhshëm”. Sokol Sadushi u shpreh se numri i madh i dosjeve që presin gjykim është një sfidë që kërkon shtimin e burimeve njerëzore në këtë gjykatë dhe zbatimin e modelit të unifikimit të vendimeve

Ndërsa Ilir Panda deklaroi se unifikimi i praktikave gjyqësore do të ishte zgjidhje për numrin e madh të dosjeve në pritje. “Objektiv për një gjyqtar të Supremes është ajo problematik që është problemi i shumë dosjeve të mbledhura në Gjykatë të Lartë. Me profesionalizëm puna duhet të filloj, ndërsa rrugët për t’i zgjidhur duhet të shikohen. Në objektiv janë edhe marrëdhëniet me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në marrëdhënie profesionale e institucionale. Fillimisht duhet filluar me emergjencat gjyqësore, më pas ndarje të çështjeve, përmes ndihmësve ligjor, të cilët me këtë angazhim mund të bëjnë riorganizim duke e bërë punën në një mënyrë të tillë”,- tha Panda.

Kandidati Ervin Pupe tha se “besimi te Gjykata e Lartë ka rënë dhe duhet rikthyer, besoj se mund të jap kontribut si njeri kritik për veten, punëtor e më gjerë. Besoj se do ia dal edhe nëse këshilli më jep mundësinë për më tej. Do kontribuoj që edhe opinioni publik të rrit besimin. Jam etik, kam moral”- shtoi Pupe që mbetet ndër emrat VIP nga bota e drejtësisë.

Pas intervistave, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përfunduar procedurën e pikëzimit të kandidatëve dhe emrat me propozimet për emërim i dërgohen Presidentit të Republikës.

Në zbatim të detyrimeve kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi hapjen e procedurës se ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve për 6 pozicione të lira, 3 në fushën e të drejtës administrative dhe 3 në fushën e të drejtës civile. Sot, Këshilli miratoi vendimet për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve z. Sokol Sadushaj, z. Ervin Pupe dhe z. Ilir Panda për në Gjykatën e Lartë që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, përkatësisht në fushat e të drejtës administrative, civile dhe penale. Zhvillimi i intervistës së kandidatëve të mësipërm dhe miratimi i vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar të tyre, do të kryhet ditën e nesërme, datë 27.02.2020”, njoftoi dje KLGJ-ja.

Neni 136 i Kushtetutës sanksionon mënyrën sesi bëhet emërimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë. “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, emëron gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit. Dekreti i Presidentit të Republikës për mosemërimin e kandidatit humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Presidenti Meta ka në dorë nga ky moment të firmos ngritjen e gjykatës së lartë dhe të sfumojë akuzat e pista të Rilindjes se ai bllokon reformën në drejtësi.

Në foto: Sokol Sadushi

Në foto: Ilir Panda

Në foto: Ervin Pupe

 

SHKARKO APP