Tre propozimet e Partisë së Lirisë për rishikimin e legjislacionit për përmirësimin e qeverisjes vendore

Nga Ilir Meta-

Tre propozimet e Partisë së Lirisë për rishikimin e legjislacionit për përmirësimin e qeverisjes vendore:

✅ Vendosja me ligj e Referendumeve lokale si zgjidhje për të gjitha çështjet që cënojnë autonominë e pushtetit lokal.

Moto e qeverisjes vendore të jetë në përputhje me nenin Nr. 5 të Kartës Europiane të vetëqeverisjes vendore të Këshillit të Europës sipas të cilit: “Janë pikërisht qytetarët ata që vendosin për administrimin e njësive të vetëqeverisjes vendore”

✅ Rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore, duke u dhënë atyre më shumë fuqi për të vendosur për politikat e tyre fiskale dhe për të menaxhuar të ardhurat dhe shpenzimet në mënyrë më efikase. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e varësisë nga qeveria qendrore dhe do të nxisë një menaxhim më të përgjegjshëm financiar në nivel lokal

✅ Propozimi për një Reformë që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve, duke i bërë ato më relevante në kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal për të marrë një rol më proaktiv në hartimin e strategjive rajonale të zhvillimit që përfshijnë më shumë se një bashki.

SHKARKO APP