Tre vite nga djegia e mandateve, PD e pranon: Ishte marrëzi
Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Legjislacionit ku në rend të diskutimeve ishin amendamentet kushtetuese të propozuara prej tyre, nënkryetari i PD-së dhe kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj u ndaj tek propozimet për ndryshimet e sistemit zgjedhor duke bërë edhe “mea culpa”-n për veprimet e 2019-ës, vit ku PD dogji mandatet dhe doli nga Kuvendi për 2 vite.
“Unë besoj se ajo që ndodhi në vitin 2020 ishte më tepër një numër artificial votash në këtë parlament, po të doni ju, edhe për marrëzinë timen dhe kolegëve të mi që u larguam nga parlamenti, dhe për këtë arsye, unë besoj se ishin të njëanshme”, tha Alibeaj.
Diskutimi i amendamenteve Kushtetuese do të vijojë në mbledhjen e radhës të këshillit të legjislacionit, ndërsa reforma zgjedhore, pas datës 17 shkurt, ditë ku është parashikuar të votohet në seancë plenare dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.