Tritan Shehu: Çfarë do Shqipëria në Konferencën Islamike ku sulmohet SHBA?

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu akuzon qeverinë për paqartësi në qëndrimet diplomatike dhe pjesëmarrje në organizatat ku promovohen qëndrime kundër SHBA.

Në një status në Facebok, Shehu shprehet se Shqipëria po merr pjesë sot në Organizatën e Koperimit Islamik, një forum ku mbahen qëndrime kundër SHBA.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo eshte Politike e Jashteme antikombetare dhe memece.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rilindja vazhdon oshilacionet e skuthlleqet infantile ne maredheniet nderkombetare, duke demtuar imazhin, rolin e vendit, interesat kombetare.

Ne dhjetor kjo Qeveri votoi paradoksalisht kunder SHBA ne Organizaten e Koperimit Islamik (OKI) dhe Asamblene e OKB, pa informuar Parlamentin, duke tentuar te fshehe keto akte te renda.

Para pak ditesh po kjo Qeveri cuditerisht u perfaqesua ne Jeruzalem per celjen e Ambasades se ShBA aty, nje veprim racional ky, por qe perseri Ministria e Jashteme nuk kishte guximin ta publikonte.

Sot po kjo Qeveri merr pjese ne takimin e OKI ne Stamboll dhe hesht si “fija e barit” kur aty denohen rende ShBA, goditet roli interlokutor i atij vendi lider per paqen ne Lindjen e Mesme, kerkohen veprime kunder tyre, si dhe vihet nen akuze per viktimat, qe ndodhen diten e hapjes se ambasades amerikane.

Per te mos folur ketu per akuzat ekstreme te prononcuara ndaj Izraelit, nje vend mik e demokratik ky!

Te gjitha keto jane edhe ne Rezoluten e ketij takimi, e cila quhet automatikisht e miratuar nga cdo pjesemarres, nqs nuk ai deklaron objeksione.

Perseri asnje konsultim me Kuvendin, asnje informim i opinionit publik.

Heshtje varri, sikur ne te kishim nje Qeveri “memece”, kur ne fakt kemi nje qeverisje pa ide, pa vizion, te pa pergjegjeshme dhe larg interesave kombetare.

Qe te levize goja duhet te punoje mendja, por duhet per te mire qe ta deklarosh!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?