Tritan Shehu: Përdorni metodat e reja të testimit për koronavirus

Ish-ministri i PD-së, Tritan Shehu propozon aplikimin e një metode të re testimi për koronarivusit. Sipas Shehut një gjë e tillë është tërësisht e mundur, madje duke ulur kostot për kryerjen e analizave, në të gjithë vendin dhe që do të shmangë që barrën mund ta mbajë Tirana e vetme.

Kolege, menaxherë të tyre, ju mund të jeni “pionierët” e depistimit horizontal; për këtë ju mund të bëheni iniciatorët e futjes së metodave të tjera diagnostikimi të thjeshta edhe jashtë “tamponeve”, të shpejta, të lira, që mund t’i realizoni në të gjithe territorin, më pak përpjekje e investim fillestar. Në radhë të parë e kam fjalën per metodat imunokromatografike, për të cilat sot po flitet shumë, mjaft vende po i aplikojnë masivisht me sukses e kosto shumë të ulet, të tjere po i studiojnë me shpejtësi, edhe për të përcaktuar imunizimin e popullsisë më tej”, shprehet Shehu.

Sipas tij, edhe kjo metodë nuk mund të realizojë objektivat e një kërkimi horizontal, nëse përsëri si ”tamponi” do të ngelë monopol vetëm i Tiranës. “Suksesi strategjik i saj apo kujdo metode tjetër të nesërme, kërkon involvimin e të gjithë juve në të gjithe Shqiperine pa pritur ”fermane zyrtare”, vetëm keshtu do ete detyrohet shteti “të zgjohet”, t’ju ndjekë dhe detyrimisht t’ju rimbursojë”, thekson ish-ministri i PD-së, Shehu që me profesionin është mjek.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?