FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tritan Shehu: Qeveria e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve afrikane

Ish-deputeti i PD-së, njëkohësisht mjeku Tritan Shehu, në një lidhje live për Ora News akuzoi qeverinë që e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve afrikane për të marrë vaksinën anti-Covid. Shehu tha se me Shqipërinë pjesë të agjencisë Covax mund të vaksinohet vetëm 20 % e popullsisë deri në fund të 2021. “Qeveria shqiptare nuk ka kontraktuar me kompaninë prodhuese, as me BE, as me organizma botërore siç është Banka Botërore ,siç ka bërë Kosova që ka marrë kredi dhe i kërkon BB qe të sigurojë vaksinën njësoj si vendet e tjera të zhvilluara. Kurse Shqipëria na ka futur në një kategori që është për vendet e prapambetura. Covax është një agjenci që ka lidhje me OBSH e cila është në favor për vendet e pa zhvilluara. Janë të gjitha vendet afrikane dhe vendet e pazhvilluara. Por Covax merr përsipër vetëm për 20 % të popullsisë deri në fund të 2021. Shqipëria futet në grupim e vendeve afrikane dhe kjo është shumë e rëndë”,- tha ish-deputeti i PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Intervista në Ora News - Shehu: Qeveria e ka renditur Shqipërinë në listën e vendeve afrikane

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?