Trump dhe Melania me Corona

Bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit Trump rezultoi e infektuar me Corona. Të premten u bë e ditur se edhe Trump bashkëshortja e tij, Melania janë testuar pozitivisht. Në pikun e fushatës, Trump futet në karantinë.

Hope Hick është ish-drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe akoma një nga personat më të besuar të Donald Trump. Të martën ajo kishte udhëtuar me avionin presidencial Air Force në debatin televiziv në Cleveland, Trump-Biden. Një ditë më pas ajo udhëtoi për një miting zgjedhor në Minesota dhe aty pati shenjat e para të sëmundjes. Hope Hicks u vendos në karantinë që gjatë kthimit me avion. 31 vjeçarja është shumë e afërt me familjen Trump. Vetë presidenti e ka quajtur atë “vajza tjetër” e tij.

Të premten u bë e ditur, se edhe Trump dhe Melania janë infektuar me virusin Corona. Trumpi vetë 74 vjeçar ka shkruar në twitter: “Ne do të fillojmë menjëherë me karantinën dhe procesin e shërimit. Do ta kalojmë këtë së bashku”, shkroi Trump. SHBA ndodhet tani në pikun e fushatës zgjedhore më 3 nëntor, ku Trump lufton për një mandat të dytë. Të premten ishte planifikuar një miting zgjedhor në Florida dhe telefonatë me pensionistët më të rrezikuar nga Corona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeku i presidentit amerikan pret që Trump, megjithë infektimin e Coronës të vazhdojë “pa ndërprerje” detyrën. Sean Conley deklaroi, se Trump dhe Melania janë në gjendje të mirë dhe të dy do të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë gjatë procesit të shërimit. Presidenti amerikan gjatë pandemisë së Coronës është kritikuar gjithmonë, se nuk e ka marrë seriozisht virusin. Së fundmi ai ka zhvilluar sërish fushatën elektorale me mitingje të mëdha të përkrahësve. Ato u zhvilluan në terren të hapur, por njerëzit nuk ishin të detyruar të mbanin maskën.DW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?