Trump flet në Kongresin Amerikan mes zhurmave dhe klithmave demokrate. Kina u shet amerikanëve, nga frika, kompanitë e Kanalit të Panamasë

Presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan, në mandatin e dytë, me deklaratën se “Amerika është rikthyer”, çka bëri që ligjvënësit republikan të brohorisnin “Amerika”.

“Gjashtë javë më parë, nën kupolën e Kapitolit deklarova agimin e ‘Epokës së Artë të Amerikës’. Që nga ai moment, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një veprim i shpejtë dhe i pandërprerë për të sjellë epokën më të begatshme dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump.

Udhëheqësi amerikan tha se administrata e tij “ka arritur gjatë 43 ditëve më shumë se arritjet e shumicës së administratave të tjera në katër ose tetë vjet, dhe sapo kemi filluar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më sot, Presidenti Trump ka nënshkruar 76 urdhra ekzekutivë, disa prej të cilave po sfidohen në gjykatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak minuta pas fillimit të fjalimit. Presidenti Trump u ndërpre nga zhurma dhe thirrjet që vinin nga ligjvënësit demokratë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dha urdhër për nxjerrjen nga salla të ligjvënësit demokrat Al Green, i cili përfaqëson Teksasin.

Presidenti Trump e vazhdoi fjalimin pasi ligjvënësi Green u largua nga salla.

Në foto: Komgresmeni demokrat duke u nxjerrë jashtë nga salla prej rojeve

Udhëheqësi amerikan renditi disa nga urdhrat ekzekutivë, mes tyre shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor dhe vendosjen e ushtrisë amerikane dhe organeve të rendit për të patrulluar kufirin dhe “zmbrapsur pushtimin e vendit”, siç u shpreh ai.

Ai tha gjithashtu se vendosi ngrirjen e menjëhershme të ndihmave për vendet e huaja dhe punësimin në qeverinë federale.

Presidenti Trump gjithashtu tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quajti Marrëveshja “e padrejtë” e Parisit për Klimën, Organizata “e korruptuar” Botërore e Shëndetësisë dhe këshilli “anti-amerikan” i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Paralrlr mr fjsalën në Kongres Kina operoi urgjent duke shitur gjithçka nga kompanitë e saja që operonin në Kanalin e Panamasë.

Konglomerati me bazë në Hong Kong, “CK Hutchison Holding” i cili operon portet pranë Kanalit të Panamasë, ka rënë dakord që t’i shesë aksionet e saj një grupi biznesi, ku përfshihet edhe firma amerikane “BlackRock”. Zhvillimi vjen pasi Presidenti Trump shprehu shqetësimet për ndërhyrje të Kinës në veprimtaritë e kësaj rruge të rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin.

Në dokumentet e paraqitura autoriteteve, konglomerati “CK Hutchison Holding” tha të martën se do të shesë të gjitha aksionet e dy njësive të saj, “Hutchison Port Holdings” dhe “Hutchison Port Group Holdings”. Të dy njësitë përbëjnë 80% të grupit “Hutchison Ports” që operon 43 porte në 23 vende.

Konsorciumi, i përbërë nga “BlackRock” dhe “Global Infrastructure Partners” me seli në Shtetet e Bashkuara dhe “Terminal Investment Limited” me seli në Zvicër, do të marrë në pronësi 90% të interesave të firmës “Panama Ports Company”, e cila zotëron dhe operon portet ‘Balboa’ dhe ‘Cristobal’ në Panama, sipas dokumentacionit të paraqitur në zyrat përkatëse.

Në muajin janar, Senatori Ted Cruz, kryetar i Komisionit të Senatit për Tregtinë, Shkencën dhe Transportin, ngriti shqetësimet se Kina mund të shfrytëzojë ose bllokojë kalimin përmes kanalit dhe se portet “i japin Kinës një pozitë të favorshme” për të ndërmarrë veprime.

“Situata paraqet rreziqe akute për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha republikani Cruz.

Presidenti i Panamasë José Raúl Mulino dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio në pallatin Presidencial në kryeqytetin e Panamasë. 2 shkurt, 2025.Lexoni edhe këtë

Rubio: Panamaja të zvogëlojë ndikimin e Kinës ose të përballet me veprime të mundshme amerikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi Panamanë në fillim të shkurtit duke paralajmëruar Presidentin Jose Raul Mulino se Panamaja duhet të zvogëlojë ndikimin kinez ose të përballet me veprime të mundshme nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Mulino hodhi poshtë idenë se Kina kishte ndonjë kontroll mbi operacionet e kanalit.

Pas vizitës së shefit të diplomacisë amerikane, Panamaja u tërhoq nga nisma kineze “Një Brez një Rrugë” duke shkaktuar reagime të ashpra nga Pekini.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?