”Trump kërcënim”, Vasili: SHBA ja ka varur trastën me kohë Ramës (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka shpërndarë në facebook, një video ku kryeministri Edi Rama fliste kundër zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-së. Teksa e quan Ramën si shpifës ndërkontinental, Vasili thekson se Amerika ja ka varur me kohë trastën në kokë kryeministrit të Shqipërisë.

Postimi i plotë

Ky shpifte dhe villte edhe kundër Presidentit të Amerikës, Donald Trump duke sharë e llomotitur si papagall atë që i kishin mësuar, megjithëse s’dinte asgjë prej gjeje për Trump. Edhe flet për shpifje ky shpifës ndërkontinental. Apo ky është rehat se e dinë të gjithë se kush është, ndaj Amerika ja ka varur trastën me kohë dhe nuk humb mē kohë me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?