FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një marrëveshje për Gazën, një ditë pasi të dy udhëheqësit darkuan në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai do të vijë më vonë. Do të flasim, do të thoja, pothuajse ekskluzivisht për Gazën. Duhet ta zgjidhim këtë çështje”, u tha Trump gazetarëve.

“Është një tragjedi dhe ai dëshiron ta zgjidhë, dhe unë dua ta zgjidh, dhe mendoj se pala tjetër dëshiron ta bëjë këtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

I dërguari special i Trump tha se shpreson për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresojmë që deri në fund të kësaj jave do të kemi një marrëveshje që do të na çojë në një armëpushim 60-ditor”, tha Ëitkoff.

“Dhjetë pengje të gjalla do të lirohen. Nëntë të vdekur do të lirohen”.

Netanyahu do të qëndrojë në Uashington deri të enjten, në vizitën e tij të tretë në kryeqytetin amerikan që kur Trump u rikthye në pushtet në janar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?