“Trump”/ PD, Strazimiri: Rama të japë dorëheqjen. Nuk përfaqëson asnjë shqiptar
Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të japë dorëheqjen si Kryeminstër i Shqipërisë. Shkak për këtë ështrë armiqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kreu i ekzekutivit shpalli pak muaj më parë nëse Presidencialet në SHBA do të fitoheshin nga republikani Donakld Trump.
Vulosja e rezultatit pak orë më parë në SHBA dhe shpallja President të SHBA e Donald Trump, për deputetin e PD-së Gent Strazimiri nënkupton dhe dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit Rama.
“Ky individ duhet të japë DORËHEQJEN SOT! Nuk përfaqëson më asnjë shqiptar të vetëm! Nuk përfaqëson dot Shqipërinë në marrëdhëniet me më të rëndësishmin PARTNER STRATEGJIK të vendit! DUHET TË ZHDUKET SOT!!!”- shkruan deputeti demokrat Gent Strazimiri i cili publikon dhe intervistën e Edi Ramës në Klan Kosova ku ai thekson se “Zgjedhja e Trump president kërcënon marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri”
Ndërkaq, nuk dihet nëse nesër që është dhe seanca e radhës plenare, demokratët kanë vendosur të paraqesin mocion mosbesimi për këtë çështje.

KOHA JONË SONDAZH

