Trump publikon video-n nga firmosja e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Moment historik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka publikuar në Twitter një video nga momenti i firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

”Serbia dhe Kosova janë angazhuar secila për normalizimin ekonomik. Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të madh”.

Ajo që bie në sy është fakti që në dhomë nuk ka asnjë grua por janë vetëm 13 burra, të cilët qëndrojnë pranë njëri tjetrit. Të vetmit që janë të ulur janë 3 persona, Donald Trump, Aleksandër Vuçiç dhe Avdullah Hoti.

SHKARKO APP