Tryeza e reformës, ironia e Patozit: Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar përmes rrjeteve sociale uljen në tryezën e bisedimeve të opozitës për reformën zgjedhore, një dialog ky që opozita kishte lajmëruar se nuk do ndodhte pa largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

“PËRSHËNDES DORËHEQJEN E EDI RAMÊS

Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shprehet Patozi.

SHKARKO APP