Tuneli i Murrizit/ Balluku: Do të hapet në mars të vitit 2025

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka kryer inspektimin e fundit në Tunelin e Murrizit duke dhënë lajmin se do të hapet përfundimisht në mars të vitit 2025.

Balluku shtoi se, qeveria nuk ka paguar asnjë qindarkë shtesë për faturën financiare dhe se kushtet kontraktuale janë plotësuar brenda afateve.
“Çështja është se kemi të bëjmë një tunel kompleks dhe duhet të përfundojë në të gjithë detajet e tij. Në të djathtë ndodhet tuneli i emergjencës duke qenë se tuneli i emergjencës është duke u punuar do të hapet kur të jetë gati.

Duke qenë se ka qenë një debat publik është inspektimi i fundit në këtë tunel, kontrata është me çelësa në dorë. Shteti nuk ka shtuar asnjë qindarkë. Është e njëjta faturë financiare. Është abuzuar shumë me veprën e rrugës së Arbrit. Megjithatë rëndësi ka se fjalët i merr era dhe puna mbetet. Kushtet kontraktuale këtë herë janë brenda afateve. Ky tunel do hapet në mars të vitit 2025 me pjesën e tunelit të emergjencës të përfunduar”, tha Balluku.

SHKARKO APP