Turi i Berishës, Andi Bushati: PD dobësohet, publiku shqiptar i zhgënjyer nga Basha

Analisti Andi Bushati, thotë se turi që do të nis lideri historik i PD-së, Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, do të dobësojë partinë dhe më shumë Lulzim Bashën.

”Partia Demokratike do të dobësohet nëse Sali Berisha i bën kritikë Bashës duke dialoguar me bazën e PD-së, ndërsa Lulzim Basha qëndron në zyrën e tij”, tha në emisionin “Shock”.

Po ashtu Andi Bushati tha se publiku shqiptar është i zhgënjyer nga mënyra sesi u soll kreu i PD-së me ish-kryeminsitrin Berisha. Për të kjo do të dobësojë jo vetëm Bashën, por të gjithë Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?