”Turi i Mirënjohjes” në Durrës, Rama: PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara

”Turi i Mirënjohjes” për rezultatin e thellë që mori PS-ja në zgjedhjet lokale, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ndaloi këtë të premte në Durrës. Rama tha se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se kjo është një barrë shumë e madhe që qytetarët iu kanë dhënë për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

“Për herë të parë pas 20 vjetesh, PS është forcë e parë në Këshillin bashkiak të Durrësit dhe në shumë vende të tjera, jemi bërë forcë e parë në Këshillin bashkiak edhe në Shkodër dhe Tropojë. Kjo është një barrë shumë e madhe.

Fakti që ne marrim rezultatin më të mirë historik në zgjedhjet vendore, është shprehje e një pritshmëri shumë të madhe, por jo e një kënaqësie të madhe të njerëzve me punën tonë, njerëzit na mbështesin, por presin akoma më shumë. Do ishte gabim që ta merrnim këtë votë si kënaqësi. Jemi zgjedhja e tyre më e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të thotë që janë të kënaqur me ne, se ka shumë gjëra që ne mund t’i bëjmë më mirë. Siç e patë, kjo fushatë ishte sa lokale edhe kombëtare. Është e rëndësishme që të kuptojmë që njerëzve i kemi hyrë në borxh të madh, duke i kërkuar të na votojnë ne sepse vetëm me ne shkohet përpara dhe kemi marrë një sfidë shumë të madhe”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?